Site icon Telegrafi

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Ky është momenti kur blloku i ndërtesave shembet në Rusi si pasojë e “një sulmi ukrainas” në qytetin rus përgjatë vijës kufitare, ku si pasojë mbeten “shtatë të vdekur” dhe disa të lënduar.

Ekipet e shpëtimit ishin në terren në qytetin Belgorod pas shembjet se ndërtesës dhjetë katëshe, e cila u shemb dhe u shndërrua në rrënoja, derisa Moska pretendon se u sulmua nga forcat ukrainase.

Kamerat e sigurisë shfaqin shpërthimin që me gjasë ndodhi brenda mureve të ndërtesës, pretendojnë nga Kievi – duke aluduar në atë që Kremlini vazhdimisht inskenon gjëra të tilla për t’i fajësuar ukrainasit se gjoja ata kanë sulmuar civilët.

Lexo po ashtu 'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Ndërtesa u shemb e tëra, kurse ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të mbijetuarit që kishin ngecur nën rrënoja.

Ajo çfarë habit më shumë është fakti se kulmi i ndërtesës mbeti i paprekur, e derisa ekipet e shpëtimit po pastronin terrenin vërejtën se po fillon që edhe kulmi të bie. /Telegrafi/

Exit mobile version