Telegrafi

Momenti romantik në ‘el Classico’: Çifti fejohet në tribunat e Camp Nou

(Foto: Screenshot/LaLiga Santander)

Krahas futbollit gjatë kohës sa zhvillohen ndeshjet e mëdha ndodhin shumë gjëra të tjera brenda stadiumeve.

Një e tillë ka ngjarë në njërin nga derbit më të mëdhenj ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou.

Derisa po zhvillohej ‘el Clasico’, në tribunat e stadiumit një tifoz është ulur në gjunjë për t’i propozuar të dashurës së tij.

Pasi ajo ka thënë ‘PO-në’ e rëndësishme, çifti është përqafuar dhe puthur, ndërsa vajza fatlume e ka vënë unazën në gisht.

Lexo po ashtu Rikthimi sensacional i Barcelonës, Reali tash është 12 pikë prapa

Pamjet e këtij momenti romantik janë kapur nga kamerat dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndryshe, Barcelona ia doli të rikthehej nga disavantazhi për ta mposhtur Real Madridin në ndeshjen kryesore në garën për titullin e kampionit të Spanjës. /Telegrafi/