Telegrafi

Momenti qesharak në konferencë për shtyp te Real Madridi: Ancelotti e detyron Marcelon ta pranojë se ai nuk e di formacionin ndaj Liverpoolit

Carlo Ancelotti kishte thënë para disa ditësh se e di formacionin startues për finalen e Ligës së Kampionëve, por ai ua ka treguar lojtarëve në fillimin e seancës stërvitore të së premtes mbrëma në “Stade de France”.

Italiani mori pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Thibaut Courtois dhe Marcelo dhe u pyet se cili është formacioni i tij fillestar.

Në atë moment, Ancelotti iu drejtua Marcelos, duke e pyetur brazilianin nëse e dinte formacionin, ku ai i tha “po”.

“Të gjithin?”, Ancelotti iu përgjigj.

“Jo, por e mendoj”, u përgjigj Marcelo duke buzëqeshur.

Ancelotti më pas iu kthye mediave për të justifikuar pse nuk do të zbulonte përzgjedhjen.

“Shikoni, as atyre (lojtarëve) nuk ua kam thënë akoma, kështu që nuk mund t’jua them”, ka thënë italiani. /Telegrafi/