Edona James është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo tashmë ka fituar zemrat e publikut pasi sjell vazhdimisht energji pozitive brenda shtëpisë e po ashtu edhe për komunikimin karshi konkurrentëve të tjerë.
Transgjinorja me origjinë nga Suhareka së fundmi ka marrë vëmendje derisa përmend disa sponsorë të këtij sezoni.
Banorja në veçanti u ndal te lideri i prodhimit të mobiljeve, Ciao Berto, duke e përmendur disa herë.
Kjo video është shpërndarë edhe në rrjete sociale dhe u prit mirë nga publiku për mënyrën se si u interpretua.
Ciao Berto vazhdon edhe këtë vit të jetë sponsori kryesor i shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Ata janë përkujdesur për çdo detaj në shtëpi, me ngjyra unike e me një kualitet padyshim cilësor. /Telegrafi/