Telegrafi

Momenti që ndoshta u ka ikur nga finalja: Inzaghi e shtyu ashpër një anëtar të stafit të stadiumit

Simone Inzaghi e humbi qetësinë me një anëtar të stafit të sigurisë së stadiumit afër vijës së fushës, ndërsa ishin duke humbur 1-0 nga Manchester City në finale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Interit e udhëhoqi skuadrën e tij deri në finalen, vetëm për t’u mposhtur minimalisht nga ekipi i Pep Guardiolës.

Interi ishte në disavantazh në minutën e 68-të, kur Rodri shënoi nga afro 15 metra, raporton BT Sports.

Lexo po ashtu Pep Guardiola me kërkesë interesante për UEFA-n dhe FIFA-n pas fitimit të Ligës së Kampionëve

Ata tentuan fort për të barazuar, duke goditur traversën vetëm pak çaste pas golit të Cityt.

Pesë minuta u shtuan në fund të ndeshjes, me skuadrën e Serisë A që vazhdoi të bënte presion.

Lexo po ashtu Tifozët e Interit u detyruan ta ndryshonin koreografinë në minutat e fundit

Portieri i Cityt , Ederson bëri një pritje të shkëlqyer në minutat e fundit, duke e lënë Inzaghin të shkatërruar.

Ndërsa kamera u fokusua tek trajneri i Nerazzurëve, dhjetë sekonda përtej kohës së caktuar të shtuar, ai mund të shihej duke e shtyrë një person afër vijës së fushës. /Telegrafi/