Kanye West është detyruar që ta ndërpresë koncertin pas lajmit që Kim Kardashian është mbajtur me armë në Paris.
Këngëtari amerikan ishte duke performuar në kuadër të Festivalit Meadows në New York, kur e ka ndërprerë performancën e tij.
“Më falni, kam një urgjencë familjare, duhet ta ndërpres koncertin”, i ka thënë West publikut para se të largohej nga skena.
Më pas organizatorët e koncertit kanë sqaruar se këngëtari është dashur të largohej, pasi gruaja e tij kishte përjetuar një moment tmerri në Paris. /Telegrafi/
When Kanye West starts Heartless and then stops the show because of a family emergency 💔💔💔 pic.twitter.com/0xiPDycb4g
— Chloe Tsang (@itschloet) October 3, 2016