Forcat ukrainase kanë rrëzuar një aeroplan rus që fluturonte mbi Kiev në orët e para të mëngjesit të sotëm – duke bërë që një zjarr i madh të shihet mbi ndërtesat kolektive, ka njoftuar ministria e Punëve të Brendshme i Ukrainës.
Pamjet e publikuar në internet shfaqin momentin, kur aeroplani goditet dhe rrëzohet mbi ndërtesa në kryeqytetin Ukrainas, transmeton Telegrafi.
E si pasojë e kësaj tre persona që ishin brenda ndërtesave janë lënduar, ka njoftuar zyra e kryetarit të komunës së Kievit, Vitali Klitschko.
Ky kundërsulm erdhi pas disa shpërthimeve të fuqishme që janë dëgjuar mbi Kiev, rreth orës 4 të mëngjesit. Sulmi ka ardhur nga sistemi kundërajror i ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/