Telegrafi

Ushtari ukrainas në Kherson vrapon për të përqafuar gjyshen e tij, e cila e priti duke qarë dhe me gjunjë në tokë si shenjë mirënjohje

Ky është momenti kur një ushtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës kthehet në shtëpinë dhe takon gjyshen e tij.

Në video, gjyshja e tij mund të shihet derisa qan nga emocionet dhe ulet në gjunjë në shenjë mirënjohëse për nipin e tij ushtar i cili vrapoi me shpejtësi për ta përqafuar, transmeton Telegrafi.

Video të ndryshme e përplot emocione janë raportuar këto dy ditë që kur forcat ushtarake hyrën në qytetin e Khersonit.

Kjo erdhi pasi Rusia të premten, tërhoqi plotësisht trupat nga bregu perëndimor i Dnipros në rajonin Kherson. /Telegrafi/