Telegrafi

Ushtari rus i tregon gishtin e mesit, droni i Ukrainës “i përgjigjet” duke goditur tankun pranë tij

Një moment kur një ushtar rus i tregon gishtin e mesit një droni ukrainas, pak para se pajisja e Ukrainës të hedhë një granatë mbi tankun pranë tij është kapur nga kamera.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tanku rus “po fshihej pranë një ndërtese”, por përfundoi i shkatërruar nga sulmi ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të mbrojnë lindjen e vendit.

Dhe në disa pamje që thuhet se janë publikuar nga ushtria ukrainase, gjashtë trupa ruse shihen rreth automjetit dhe njëri prej tyre ngre gishtin e mesit në drejtim të dronit.

Më pas droni sulmon tankun me një granatë, duke bërë që ai të shpërthejë në flakë.

Pamjet vijnë në kohën kur Ukraina thotë se humbjet ruse tani mund të arrijnë deri në 30,000 trupa dhe 1,330 tanke. /Telegrafi/