Disa pamje të publikuara në internet tregojnë momentin kur ushtarët ukrainas shkrepin mitralozin e tyre drejt pozicioneve ruse, dhe i gjithë aksioni bëhet nga një objekt dikur i banuar.
Në video shihen së paku tre ushtarë, dhe një i katërt që xhiroi aksionin e tyre me kamerë në trup, transmeton Telegrafi.
Para se ta poziciononin mitralozin e tyre drejt një dritareje, një sasi e madhe municioni mund të shihet aty.
Pas disa momenteve, ata filluan të shkrepnin mitralozin e tyre drejt pozicioneve ruse.
Pamjet u publikuan nga Brigada e 47-të e Mekanizuar e Veçantë “Magura” e Forcave Tokësore të Ukrainës. /Telegrafi/