Telegrafi

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë ushtarin rus – një shpërthim i madh mbretëron zonën

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë hedhur në erë një ushtar rus i cili po operonte në një fushë të hapur.

Pamjet u publikuan në rrjetin social X nga llogaria “Inside_the_AFU” , që vazhdimisht publikon pamje lidhur me zhvillimet në fushën e betejës, transmeton Telegrafi.

Ushtari rus si duket ishte i vetëm kur u godit nga ukrainasit me atë që dukej një artileri, për shkak të shkallës së shpërthimit.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, por aksioni mund të jetë zhvilluar diku në lindje ku janë të fokusuara luftimet midis forcave ukrainase dhe forcave ruse.

Ukraina është zotuar të çlirojë Bakhmutin, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Bakhmuti është qyteti ku janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme prej kur ka filluar lufta në Ukrainë. /Telegrafi/