Dalin pamje të reja që tregojnë tankun më të shtrenjtë dhe më modern të Rusisë duke u shkatërruar nga forcat ukrainase gjatë luftimeve në Donbas.
Pamjet me dron, të publikuara sot nga ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, tregojnë tankun T-90M – një makinë luftarake e gjeneratës së fundit prej 4.6 milionë eurosh –duke shpërthyer pasi u godit gjatë betejës për Stary Saltiv, në veri të Kharkiv, javën e kaluar, transmeton Telegrafi.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendoi se tanku ishte shkatërruar nga një pushkë pa zmbrapsje, Carl Gustaf – një raketë-hedhëse e prodhuar nga Suedia që kushton rreth 21 mijë euro, duke përfshirë edhe raketën.
“Krenaria e industrisë ruse e tankeve u shkatërrua nga granatahedhësi suedez i dorës antitank Carl Gustaf”, tha ministria në një postim në Twitter. /Telegrafi/