Telegrafi

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse

Ukraina ka shkatërruar një sistem mbrojtës ajror të tipit Buk të forcave ruse në Zaporizhia.

Pamjet e shkatërrimit të këtij sistemi mbrojtës janë publikuar nga faqja ukrainase Operativno_ZSU.

Droni ukrainas kishte detektuar pozicionin e automjetit luftarak e më pas u godit fuqishëm nga një distancë duke bërë që të shpërthejë në flakë.

Nuk dihet se kur janë kapur këto pamje.

Më herët gjatë ditës u raportua se ushtria e Ukrainës ka nisur sulmet ndaj forcave ruse në rajonin kyç jugor të Zaporizhia-s, sipas zyrtarëve rusë dhe blogerëve ushtarakë. /Telegrafi/