Telegrafi

Momenti kur Ukraina shkatërroi dy tanke ruse të blinduara

Ky është momenti kur forcat ukrainase shkatërruan tanket ruse pranë Bakhmutit pasi i goditën mjetet luftarake me raketa.

Pamjet u publikuan nga Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe tregojnë dy tanke ruse të blinduara duke shpërthyer pasi u goditën nga armët ukrainase, transmeton Telegrafi.

Ukraina ka vazhduar me sulmet e saj drejt caqeve ruse.

Lexo po ashtu Pamje të frikshme, Ukraina eliminon brenda sekondave një grup ushtarësh rusë në Bakhmut

Qyteti Bakhmut, është vendi ku me muaj të tërë janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme. /Telegrafi/