Telegrafi

Momenti kur Ukraina hodhi në erë sistemin e radarit të Putinit që kushton 186 milionë euro

Ukraina po vazhdon sulmet ndaj caqeve ruse dhe kësaj radhe ka shkatërruar një sistem radari të rusëve që kushton më shumë se 186 milionë euro.

Sulmi kishte ndodhur në Kherson dhe forcat ukrainase e kishin goditur atë me sistemin amerikan të raketave HIMARS, transmeton Telegrafi.

Sistemi i radarit bregdetar mbi horizont Predel-E i presidentit rus Vladimir Putin u hodh në erë duke u ngritur një tym i dendur në ajër.

The Sun ka publikuar videon në momenti kur ndodhi shpërthimi. /Telegrafi/