Janë publikuar pamjet e momentit kur ndodhi sulmi raketor ukrainas në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krime, gjegjësisht në qytetin Sevastopol.
Si rrjedhojë e sulmit të së premtes me raketa në qytetin port të Sevastopolit, mbeti një person i zhdukur, transmeton Telegrafi.
Ka pasur video të shumta të pasojave të këtij sulmi, mirëpo tani u publikuan edhe ato që tregojnë momentin kur u bombardua selia. Videoja është verifikuar edhe nga BBC Verifiy.
Burimet thonë se sulmi u krye me raketa Storm Shadow, me të cilat vendi u furnizua nga Britania dhe Franca.
Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014. /Telegrafi/