Site icon Telegrafi

Momenti kur trupat ukrainase përdorën dronë për të “nxjerrë nga loja” dy ushtarë rusë që kalonin me shpejtësi përgjatë ujit me një “jet ski”

Ky thuhet të jetë momenti kur trupat ukrainase përdorën dronë për të “nxjerrë nga loja” dy ushtarë rusë që hipnin në një “jet ski”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet kanë kapur momentin kur ushtarët e Vladimir Putinit janë sulmuar dhe eliminuar në një goditje të saktë nga një dron në lumin Dnipro.

Ato tregojnë ushtarët rusë që kalojnë me shpejtësi përgjatë ujit, ndërsa një dron i ndjek pas.

Dhe kur droni përplaset në pjesën e pasme të “jet ski”, ai shpërthen në një top zjarri – duke u fundosur.

Një nga ushtarët raportohet se u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri po largohej me not.

Por një dron i dytë u dërgua pas tij, duke e gjetur atë dhe duke shpërthyer sipër tij teksa ai po notonte, me shkëndija që shiheshin që fluturonin në ajër si një fishekzjarrë.

Përdorimi i “jet ski-ve”, është projektuar për të rritur shpejtësinë dhe manovrimin në lumë.

Lumi Dnipro dhe kanalet e tij janë jashtëzakonisht të rrezikshëm për t’u udhëtuar për shkak të monitorimit të vazhdueshëm nga dronët e zbulimit, si dhe pranisë së dronëve sulmues dhe minave lumore. /Telegrafi/

Exit mobile version