Site icon Telegrafi

Momenti kur tanku rus T-72 hidhet në erë, përfundon në minën anti-tank që e kishin vendosur ukrainasit

Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq momentin kur një tank i ushtrisë ruse hidhet në erë, pasi shkelë në një minë anti-tank që ishte vendosur nga Ukrainasit.

Në video shihet tanku i tipit T-72 MBT duke lëvizur në një fushë, kur në një moment shkelë në minën anti-tank, dhe nga shpërthimi i fuqishëm shkatërrohet plotësisht, transmeton Telegrafi.

Ishte batalioni i 22-të i këmbësorisë të ushtrisë ukrainase, që e kishte vendosur minën anti-tank në të cilën përfundoi tanku rus.

Shpërthimi siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ishte aq i fuqishëm sa që tanku u shkatërruar plotësisht.

E shkatërrime të tilla të mjeteve luftarak ruse të blinduara janë regjistruar shumë javëve të fundit, ku kundërofensiva ukrainase është bërë makth për Moskën. /Telegrafi/

Exit mobile version