Është shfaqur një video e re e cila i kontribuon dëshmive për krimet e kryera, derisa ushtria ruse kishte pasur nën kontroll qytetin Bucha në veriperëndim të Kievit.
Në video shihet një çiklist i cili lëviz nëpër rrugë në Bucha. E në një rrugë që lidhë atë në të cilin gjendej çiklisti, shihen disa tanke ruse, transmeton Telegrafi.
Në momentin që çiklisti kthehet në të majtë, tanku rus shkrep disa plumba të kalibrit të madh. E një mjet tjetër i blinduar shihet sesi e ndihmon tankun duke shtënë edhe ai në drejtim të çiklistit – pranë të cilit ngritet një re tymi.
Videoja është realizuar nga ajri nga forcat ukrainase gjatë fundit të shkurtit, kur forcat ruse mbanin akoma nën kontroll qytetin Bucha. E kjo video është konfirmuar edhe nga New York Times.
Disa javë më parë, pasi që Rusia u tërhoq nga Bucha, kufoma e civilit është filmuar pranë biçikletës – pikërisht në lokacionin e njëjtë ku u realizua videoja.
Kufoma me këmbë pothuajse plotësisht të dëmtuar, qëndron shtrirë pranë një shtylle që është shembur si pasojë e predhave të shkrepura.
Dëmet në shtyllë përshtaten me fuqinë goditëse të një municioni të kalibrit të madh siç është tanku. E rrobat e persona – i përshtaten atyre të çiklistit.
Në videon e realizuar nga ajri, shihet mjeti i blinduar i ushtrisë ruse si dhe ato tjera luftarake BMD-4 mbi të cilët zakonisht montohen topa 100 milimetërsh. Aty ishin mbi 20 ushtarë rusë të pozicionuar pranë dy mjeteve që shtinin në drejtim të çiklistit. /Telegrafi/
The @nytimes published a video from a drone of Russians killing a cyclist with several shots from a tank during the occupation of #Bucha, #Kyiv region. After the city's liberation, a dead body was found near the bicycle in the same place. https://t.co/yOKt5MdWnD#Ukraine pic.twitter.com/unoNjfPz73
— Now in Ukraine (@Now_in_Ukraine) April 6, 2022