Telegrafi

Momenti kur Ramos nervozon keq Messin – ia ofron topin, më pas e gjuan larg tij (Video)

Sergio Ramos ka shfrytëzuar rezultatin fenomenal ndaj Barcelonës për të nervozuar kundërshtarët.

Pasi shokun e ngushtë Ronaldon nuk e ka në fushë, ai është munduar që ta bëjë nervoz rivalin e shokut të ngushtë, Lionel Messin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth El Clasicos

Në një moment gjatë pjesës së dytë, Ramos ia ofroi topin Messit pas një ndërprerje, i cili u afrua për ta marrë, por më pas Ramos largohet dhe e gjuan larg tij topin, duke luajtur me nervat e tij.

Messi nervozohet keq pas këtij veprimi duke u ankuar te gjyqtari dhe për pak sa nuk nisi edhe një kacafytje mes tij dhe kapitenit të mbretërve. /Telegrafi/