Kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes së 19 tetorit, kanë kapur momentin kur raketat godasin ndërtesën administrative në Enerhodar të Ukrainës, që kontrollohet nga rusët.
Lokacioni i videos është verifikuar nga ndërtesat dhe rrugët që gjendet aty, që Google Street View i ka konfirmuar përmes imazheve, transmeton Telegrafi.
Data dhe koha shfaqen në pamjet e kamerave të sigurisë, dhe përshtaten me raportimet e mediave ndërkombëtare se ka pasur shpërthime të fuqishme.
Dmytro Orlov, kryetari i Enerhodarit, ka thënë në një postim në rrjetin social, se ky qytet është bombarduar gjatë mbrëmjes së kaluar.
Ai ka shtuar se ndërtesa e komitetit ekzekutiv të këshillit të qytetit, është dëmtuar rëndë nga këto sulme me raketa.
Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes në një kumtesë ka bërë të ditur se forcat e armatosura të Ukrainës kanë shkrepur 13 raketa në veri të qytetit Enerhodar, dhe në afërsi të centralit bërthamor. /Telegrafi/