Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksii Goncharenko si dhe presidenti Volodymyr Zelensky, kanë publikuar pamjet e sulmit të sotëm rus, ku me raketa goditën qytetin ukrainas Dnipro.
“Ky është sulmi raketor rus mbi qytetin Dnipro. Kështu duket çdo mëngjes jeta e një ukrainasit – duke filluar nga 24 shkurti. Shkojmë në punë dhe nuk e dimë nëse do të kthehemi apo ndonjë raketë do të godasë rrugën nëpër të cilën kalojmë me vetura”, shtoi Goncharenkok në postimin e tij në Twitter, transmeton Telegrafi.
Në video shihet se si raketa ruse godet në qendër të qytetit, ku kishe shumë vetura civile dhe qytetarët po shkonin nëpër puna.
E pamje të tilla të sulmeve ruse mbi objektivat civile nuk janë diçka e pazakontë në Ukrainë, pasi nga fillimi i pushtimit rus, ushtria e Putinit ka për objektiv infrastrukturën civile, pavarësisht se deklaron se po godasin infrastrukturën ushtarake.
Nga ky sulm sipas autoriteteve lokale në Dnipro, janë lënduar 14 persona, përfshirë një vajzë 15-vjeçe. Që të gjithë të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim. /Telegrafi/
President #Zelenskyy published footage of an explosion in #Dnipro. pic.twitter.com/uXvOPfaDzo
— NEXTA (@nexta_tv) November 17, 2022