Telegrafi

Momenti kur raketa ruse godet një objekt në qytetin ukrainas Dnipro

Ushtria ruse ka filluar sot sulmet ajrore mbi qytetet ukrainase, e një nga këto sulme është kapur nga një kamerë që ishte e vendosur brenda një veture civile që ishte në lëvizje.

Bëhet fjalë për sulmin në qytetin ukrainas Dnipro, që u godit nga raketat ruse, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shfaqet momenti kur raketa godet një objekt në Dnipro.

Videoja shfaq edhe pasojat e ndërtesave në Dnipro, ku më pas ngritën re të tymit të zi si pasojë e shpërthimit.

Në anën tjetër, ushtria ruse sot filloi sulmin ajror mbi kryeqytetin ukrainas, ku si pasojë humbën jetën 10 civilë dhe 60 tjerë u plagosën. /Telegrafi/