Pasi që komandanti i grupit palestinez Xhihad, Baha Abu al-Ata, u vra në një sulm nga forcat izraelite, rreth 50 raketa janë lansuar nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit.
E një prej këtyre raketave është filmuar duke rënë në një autostradë, e cila më pas shpërtheu duke shkaktuar kështu një zhurmë të madhe, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave lokale në orët e para të mëngjesit janë lansuar rreth 50 raketa nga Gaza, e sipas forcave izraelite 20 prej tyre janë shkaktuar nga sistemi mbrojtës kundërajror Kupola e Qeliktë.
Në anën tjetër menjëherë janë dëgjuar sirenat nëpër Rishon, Lecion, Holon dhe Sderot, qytete këto në afërsi të Gazës.
Në video shihet se si raketa për pak sa nuk i godet vetura që në ato momente po lëviznin në autostradë, gjithashtu edhe autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se nga kjo raketë nuk është lënduar askush. /Telegrafi/