Në fjalimin e fundit drejtuar familjeve të ushtarëve që luftojnë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin duket se ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa mund të pritej.
“Unë e kuptoj që ju kujdeseni për të dashurit tuaj, mund të jeni krenarë për ta, ashtu si i gjithë vendi është krenar për ta dhe kujdeset për ta bashkë me ju”, tha ndër të tjera Putin.
Prezantuesi i CNN-it, John King vuri në dukje faktin se kreu rus ndjeu nevojën për t’iu drejtuar viktimave në televizionin kombëtar.
“Këto nuk janë vetëm viktima, por vrasje në emër të vëllezërve dhe motrave sllave në Ukrainë. Kjo nuk është si lufta në Grozni dhe Çeçeni, Afganistan. Ka shumë rusë që kjo iu duket e pakëndshme dhe nuk po e kuptojnë pse Rusia po lufton kundër Ukrainës”, pohoi presidenti i Grupit Euroaziatik, Jan Bremer, duke analizuar fjalimin e Putinit.
Theksojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy sot ka deklaruar se forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në përprejket për pushtimin e Ukrainës.
Ndryshe, presidenti rus ditë më parë i është drejtuar bizneseve se sanksionet do iu shkaktojnë pak probleme, por që kjo është kostoja e një “operacioni special” në Ukrainë. /Telegrafi/