Telegrafi

Momenti kur predhat ruse goditën një zonë banimi në periferi të Mykolaiv në Ukrainë

Një video e fundit e publikuar edhe nga mediat botërore thuhet se kap momentin kur predhat ruse goditën një zonë banimi në periferi të Mykolaiv në Ukrainën jugore.

Sipas, Sky News që raporton se ka verifikuar se pamjet janë filmuar 10 milje larg qendrës së qytetit, ndërsa një ekspert ushtarak tha se tregon granatime artilerie, përcjell Telegrafi.

Rusia ka vazhduar sulmin e saj në Mykolayiv sot, me zyrtarët lokalë që thanë se tanket ruse po qëllojnë në aeroportin rajonal.

Më herët, guvernatori i Mykolaiv tha se forcat ukrainase kishin rimarrë vendin. /Telegrafi/