Ky është momenti kur një zyrtar policor që ishte në motoçikletën zyrtare, goditet nga një veturë në një autostradë që lëvizte pranë tij.
Polici emri i të cilit nuk është zbuluar, po voziste motoçikletën së bashku me dy kolegë tjerë, kur një veturë e tipit Lexus e godet në një nënkalim në afërsi të parkut qendror të New Yorkut, transmeton Telegrafi.
Gjithçka ndodhi kur gruaja 51-vjeçe pa kontrolluar fare se ishte dikush pas saj, ndërron korsinë dhe godet policin në motoçikletë i cili rrëzohet në tokë.
https://twitter.com/NY_Scoop/status/1490128363910053893?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1490128363910053893%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnypost.com%2F2022%2F02%2F06%2Fvideo-shows-nypd-sergeant-walk-away-from-motorcylce-accident%2F
Por është interesant se ai arrin të ngritet me shpejtësi në këmbë dhe të largohet paksa. Megjithatë ai ka pësuar lëndime trupore, ndërsa pas tretmanit mjekësor është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësorë është stabile.
Shoferja është dënuar për ndërrim korsive pa u siguruar se nuk po e rrezikonte dikë tjetër në komunikacion. /Telegrafi/