Anton Geraschenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ka publikuar në profilin e tij në Twitter një video ku shihen policët ukrainas duke qëlluar me pushkë automatike dronët që sulmuan sot kryeqytetin – Kievin.
Geraschenko pretendon se një fluturake që kontrollohej nga distanca ka qenë e Iranit. Më herët Irani i kishte dërguar një numër të madh të dronëve rusëve, transmeton Telegrafi.
E Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se mund të shqyrtojnë sanksionet e tjera kundër Iranit, nëse gjejnë dëshmi konkrete që Irani po i dërgon dronë Rusisë.
“Pjesëtarët e policisë nacionale po rrëzojnë fluturaken pa pilot të iranianëve”, ka shkruar në statusin e tij Geraschenko.
Në video mune të shihen disa policë duke shtënë në ajër me pushkë automatike, e krejt në fund dëgjohet një shpërthim dhe rrëzimi i fluturakes. /Telegrafi/
Ukraine's patrol police vs. an occupier's drone. pic.twitter.com/vZVektJr4v
— NEXTA (@nexta_tv) October 17, 2022