Momenti kur adoleshenti palestinez tenton të therë me thikë ushtarin izraelit i cili më pas qëllohet me armë për vdekje, është postuar në internet.
Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur 16-vjeçari i veshur me të zeza i afrohet ushtarit në Bregun Perëndimor të Hebronit, kinse duke u munduar t’ia dorëzojë disa dokumente, transmeton Telegrafi.
Por derisa i afrohej, adoleshenti nxjerrë thikën me të cilën tenton ta therë ushtarin izraelit.
Në ato momente ushtari vëren se po i rrezikohet jeta dhe tërhiqet pas dhe fillon të mbrohet, derisa menjëherë ndërhyjnë edhe kolegët e tij, të cilët e qëllojnë me armë për vdekje adoleshentin i cili rrëzohet në tokë.
Në një deklaratë të lëshuar nga ushtria izraelite, thuhet se adoleshenti i armatosur me thikë kishte tentuar të therë ushtarin në një pikë kontrolli në hyrje të fshatit Bani Naim. /Telegrafi/