Pamjet e publikuara nga forcat speciale ukrainase duket se tregojnë shkatërrimin e një makine të blinduar ruse dhe një tank.
Pajisjet, siç duket u shkatërruan përmes një droni ukrainas, transmeton Telegrafi.
Ukraina po vazhdon sulmet e saj ndaj caqeve ruse, në kuadër të kundërofensivës së saj të filluar muaj më parë.
Vendndodhja e sulmit të fundit nuk u bë e qartë, dhe pamjet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/