Telegrafi

Fjalët e Noizyt për Encën para 100 mijë të pranishmëve në Tiranë (Video)

Reperi Noizy këtë të hënë performoi në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, duke ndezur atmosferën për të gjithë të pranishmit, të cilët thuhet se ishin hiç më pak se 100 mijë.

Mes shumë këngëve të tij të njohur, reperi ka kënduar edhe këngën “Bow Down”, të cilën e ka bashkëpunim me Encën. Kjo e fundit nuk ishte prezente, por Noizy nuk ka harruar ta përmendë.

Lexo po ashtu Noizy 'reklamon' mikun e tij në Instagram, por shfaq edhe tufat me para (Foto)

Te pjesa e saj në këngë, Noizy u shpreh: “Enca vjen nga mbrapa”, ndërsa Varrosi vazhdoi injorimin e tij duke ia tërhequr vëmendjen kinse Enca po pret me snajper te 15-katëshi, batutë kjo e cila ka bërë për të qeshur të gjithë të pranishmit.

Megjithëse u përfol se marrëdhëniet e tyre po shkonin drejt rregullimit, situata nuk duket fare e tillë, madje si mos më keq, një injorim i madh në publik për ish-kolegen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja e publikuar nga IN TV ka kapur këtë moment.