Reperi Noizy këtë të hënë performoi në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, duke ndezur atmosferën për të gjithë të pranishmit, të cilët thuhet se ishin hiç më pak se 100 mijë.
Mes shumë këngëve të tij të njohur, reperi ka kënduar edhe këngën “Bow Down”, të cilën e ka bashkëpunim me Encën. Kjo e fundit nuk ishte prezente, por Noizy nuk ka harruar ta përmendë.
Te pjesa e saj në këngë, Noizy u shpreh: “Enca vjen nga mbrapa”, ndërsa Varrosi vazhdoi injorimin e tij duke ia tërhequr vëmendjen kinse Enca po pret me snajper te 15-katëshi, batutë kjo e cila ka bërë për të qeshur të gjithë të pranishmit.
Megjithëse u përfol se marrëdhëniet e tyre po shkonin drejt rregullimit, situata nuk duket fare e tillë, madje si mos më keq, një injorim i madh në publik për ish-kolegen.
Videoja e publikuar nga IN TV ka kapur këtë moment.
https://vid.me/oyjF