Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka u përballën sot me njëri-tjetrin në ndeshjen Shqipëri – Zvicër, takim në të cilin ishin të pranishëm edhe nëna e futbollistëve dhe e fejuara e Granitit.
Nëna e Taulantit dhe Granitit, është dashur të ndaj në dysh emocionet, pasi që dy bijtë e saj ishin kundërshtarë në fushë.
Ajo mbante veshur një fanellë në të cilin shihej gjysma e flamurit të Zvicrës dhe gjysma e flamurit të Shqipërisë.
E fejuara e Granitit kishte veshur fanellën e të dashurit të tij.
Për një moment gjatë ndeshjes, ajo së bashku me të fejuarën e Granitit bën shqiponjën. /Telegrafi/