Telegrafi

Momenti kur ndërtesa e stacionit të policisë në Kharkiv, fillon të shembet pas bombardimit nga forcat ruse

Granatimet ruse nuk kanë të ndalur në Ukrainë, e në orët e para të mëngjesit të sotëm për cak kishin qytetin e dytë më të madh në vend – Kharkivin që u godit nga raketa të kalibrit të ndryshëm.

Sky News ka verifikuar dhe publikuar një video ku shfaq sulmet në Kharkiv, ku shkatërrohet ndërtesa e Universitetit si dhe stacioni i policisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Propaganda ruse nuk ka të ndalur, tentojnë të portretizojnë pushtimin e Ukrainës si çlirim – pamjet flasin ndryshe

Megjithatë nuk dihen nëse brenda objekteve ka pasur viktima si pasojë e granatimeve, kurse pamjet e publikuara më poshtë tregojnë më së miri agresionin rus.

Në anën tjetër forcat ukrainase me tërë kapacitetet po mbrojnë vendin e tyre – ku deri më tani sipas presidentit Volodymyr Zelensky, afro 6 mijë trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i pushtimit. /Telegrafi/