Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, është bërë sërish protagonist edhe në pjesën e dytë.
Jo shumë minuta pas fillimit të fraksionit të dytë, kostarikani bëri një intervenim fantastik për të mbrojtur portën e tij.
Ishte një goditje mjeshtërore nga Lionel Messi, i cili u përpoq ta gjente këndin tjetër të portës, por zgjatja e Navas e pengoi atë të shënonte një ‘perlë’. /Telegrafi/
Keylor Navas ia mohon Leo Messit një ndër golat më të bukur që argjentinasi mund të shënonte në El Clasico.
Posted by Telegrafi.com on Saturday, 2 April 2016