Telegrafi

Momenti kur marina izraelite shkatërroi dy varka të palestinezëve që po tentonin të hynin në Izrael

Forcat e marinës izraelite kanë vrarë dhjetëra militantë palestinezë që u përpoqën të depërtonin në vend nga deti, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“Luftëtarët e krahut të detit eliminuan dhjetëra terroristë në hapësirën detare jugore dhe në vijën bregdetare”, thuhej në një deklaratë.

“Në orët e para të mëngjesit, luftëtarët e krahut detar kryen një ndjekje detare dhe eliminuan dhjetëra terroristë që u përpoqën të arrinin në territorin izraelit”.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Tani në internet janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur marina izraelite shkatërroi dy varka të palestinezëve që po përpiqeshin të hynin në Izrael. /Telegrafi/