Një prej “politikanëve aleatë” të Vladimir Putinit raportohet se ka shmangur vdekjen pasi makina e tij shpërtheu brenda Ukrainës në një tentim të dyshuar për vrasje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë makinën e përfshirë në një top zjarri të furishëm në anë të një autostrade pasi ai u arratis nga makina.
Denis Kharitonov, 44 vjeç, tha se ai u largua nga automjeti pak çaste para se të shpërthente në flakë.
Kharitonov, një deputet i Kremlinit, kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë përpara shpërthimit të rrezikshëm.
???BREAKING: RUSSIAN DEPUTY’S CAR BLOWN UP IN DONETSK | AND HE LIVES!?
In the volatile Donetsk region, Denis Kharitonov’s car exploded!
Despite the attack, Kharitonov, who serves in the Russian army, escaped without injuries.
Source: RT pic.twitter.com/WLf17BfSh6
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 13, 2024
Ai pretendoi se zjarri ishte një tentativë për vrasjen e tij nga një bombë, por se ai ishte larguar i palënduar.
Sulmi mendohet të jetë i fundit kundër një drejtuesi të lartë rus.
Supozohet se automjeti i shkatërruar ishte një i prodhimit kinez, të cilin ai e përdorte për detyra ushtarake në një zonë luftarake aty pranë.
Nuk është e qartë saktësisht se ku ndodhi shpërthimi në Ukrainën e pushtuar. /Telegrafi/