Telegrafi

Momenti kur Lukaku i tregon Pogbas për transferimin te United, francezi shpërthen në festë (Video)

Romelu Lukaku është pjesë e Manchester United pasi klubi anglez ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e tij.

Sulmuesi belg është në pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me mesfushorin francez Paul Pogba.

Sot është publikuar një video ku Lukaku i thotë Pogbas se do të shihemi nesër në stërvitje.

Francezi e pyet nëse është serioz për fjalët që i tha, ndërsa Lukaku ia konfirmoi se është transferuar tek United.

Pas kësaj bisede, dyshja festoi së bashku, ndërsa Pogba filloi të vallëzoi duke festuar transferimin e mikut të tij në ‘Old Traford’.

Kujtojmë që United ka arritur marrëveshje për rreth 85 milionë euro për transferimin e Lukakus. /Telegrafi/

Lukaku “See you tomorrow in training.” – Pogba: “What?! Are you serious?!” – Lukaku: “Yes, training tomorrow!”

A post shared by #1 Trusted Transfer Source (@transfer.talk) on