Telegrafi

Momenti kur Lukaku ‘mohon kualifikimin’ e Interit duke bllokuar goditjen e Sanchezit

Romelu Lukaku bllokoi aksidentalisht topin e goditur me kokë nga Alexis Sanchez në fundin e ndeshjes së Interit ndaj Shakhtar Donetsk – duke mohuar kualifikimin e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Antonio Contes e dinte se duhej të fitonte në Giuseppe Meazza nëse dëshironte të kalonte në fazat e nokautit.

Megjithatë, Nerazzurrët nuk arritën më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Shakhtarit dhe u eliminuan nga gara elitare.

Lexo po ashtu Interi barazon në shtëpi me Shakhtarin dhe mbyll grupin në vendin e fundit

Por, ekipi italian kishe një rast ideal për t’u kualifikuar në minutat e fundit me anë të kilianit Sanchez.

Sanchez u ngrit me kokë dhe dërgoi topin në cep të portës, por ai nuk e priste që goditja të ndalej nga koka e Lukakut kur portieri Anatoliy Trubin veçse u mposht.

Tifozët kanë reaguar ndaj këtij incidenti dhe ata mendojnë se kjo përmbledh fatin e ish-dyshes ë Manchester Unitedit, Lukaku dhe Sanchez. /Telegrafi/