Forcat ruse kanë sulmuar kullën e televizionit ukrainas në Kievv, shkruan Sky News.
Janë publikuar pamjet amatore që shfaqin momentin, kur nga sulmet ajrore ruse e pëson kulla e televizionit, dhe ngritet një re e madhe e tymit të zi, transmeton Telegrafi.
Madje dëgjohen banorët e shokuar kur dëgjojnë shpërthimin e fuqishëm në Kiev, që prej gjashtë ditëve është cak i vazhdueshëm i forcave ruse.
Madje edhe këshilltari i ministrit të Brendshëm, Anton Herashchenko ka konfirmuar granatimin e kullës së televizionit.
Në anën tjetër, ukrainasit janë zotuar se për asnjë moment nuk do të lënë ushtrinë ruse të rimarr kontrollin e shtetit të tyre. /Telegrafi/
— Anastasia Magazova 🌻 (@a_magazova) March 1, 2022