Telegrafi

Momenti kur ‘kapsula e SpaceX’ me katër astronautë ‘aterron’ në brigjet e Floridas

Katër astronautë nga misioni Crew-2, i cili ka qenë në orbitë që nga pranvera, ranë në brigjet e Pensacola në Gjirin e Meksikës të hënën mbrëma.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas një rënie dramatike gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, fluturakja Dragon, e quajtur Endeavour, u hodh me parashutë në det siç ishte planifikuar.

Lexo po ashtu SpaceX kthen 4 astronautë në Tokë, duke i dhënë fund qëndrimit 200-ditor në hapësirë

Anija kozmike filloi udhëtimin e saj tetë-orësh të kthimit më herët gjatë ditës me një fluturim 90-minutësh rreth stacionit hapësinor, gjatë së cilës ekuipazhi mori një seri imazhesh.

Aty ishin astronautët e NASA-s, Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, si dhe astronauti japonez Akihiko Hoshide dhe astronauti francez Thomas Pesquet.

Roja Bregdetare po ndihmonte dhe ishte krijuar një zonë prej 10 miljesh për të mbajtur anijet larg zonës.

Largimi i SpaceX nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka hapur gjithashtu rrugën për nisjen e katër “pasardhësve”, ndoshta që të mërkurën mbrëma. /Telegrafi/