Site icon Telegrafi

Momenti kur Imami dhe asistenti i tij qëllohen për vdekje – në mes të ditës në New York (Foto/Video,+16)

Janë publikuar momentet e tmerrshme kur një imam dhe ndihmësi i tij u ekzekutuan në mes të ditës, pasi ata po largoheshin nga xhamia.

Pamjet nga kamerat vëzhguese tregojnë një person të armatosur i cili i afrohet imamit 55-vjeçar Maulama Akonjee dhe 64-vjeçarit Thara Uddin në rrugë në Queens, New York, duke qëlluar në ta, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Askush nuk guxon të largohet nga ISIS – “shkaku” i një boshnjakeje! (Foto/Video,+16)

I dyshuari, i veshur me një këmishë të errët dhe pantallona të shkurtra blu, pastaj largohet dhe lë dy të vdesin në mes të rrugës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, videoja megjithatë ka nevojë për një verifikim nga autoritetet.

Policia i gjeti ata me gjakderdhje në rrugë dhe i çuan në një spital, ku u shpallën të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version