Tifozët e Chelseat kanë reaguar në rrjetet sociale ndaj gjyqtarit David Coote, i cili e bllokoi goditjen e Mason Mount në ndeshjen ndaj Lutonit në kuadër të Kupës FA.
Blutë u kualifikuan në raundin e pestë të kësaj gare falë het-trikut nga Tammy Abraham, por një moment i sfidës është përfolur shumë.
Mount krijoi hapësirë para zonës në përpjekje që të godasë drejt portës, mirëpo përpara tij ishte gjyqtari.
Referee David Coote's first-half stats:
Tackles made: 1
Tackles completed 1/1 (100%)#EmiratesFACup pic.twitter.com/MwVt93rHhI— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 24, 2021
Coote e bllokoi gjuajtjen eventuale të futbollistit të Chelseat dhe për këtë ka marrë kritika të shumta.
Përdoruesit e Twitterit “e kanë ndëshkuar me karton të kuq” veprimin e gjyqtarit ndaj Mason Mount. /Telegrafi/