Telegrafi

Momenti kur forcat ukrainase bombarduan me predha llogoret e rusëve

Ky është momenti kur forcat ukrainase sulmuan llogoret ku gjendeshin të pozicionuar ushtarët rusë.

Sipas pamjeve të publikuara në internet, ushtarët ukrainas mund të shihen derisa bombardonin me predha llogoret e rusëve, megjithatë nuk dihet se në cilën zonë ishte zhvilluar aksioni, transmeton Telegrafi.

Videoja u publikua nga Ryan O’Leary, një shtetas i huaj i cili lufton në kuadër të brigadës së motorizuar 59, të Forcave të Armatosura ukrainase.

Sulmet në këto llogore u kryen me ndihmën e dronëve. Ndonëse, tentuan të fshiheshin ushtarët rusë nuk mundnin t’u shpëtonin predhave. /Telegrafi/