Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar një sistem radari rus të tipit “Zoopark-1M” përmes një rakete “Excalibur”, sipas pamjeve të publikuara nga mediumi Nexta.
Sistemi i rusëve po operonte në një fushë të hapur kur u godit nga raketa e fuqishme, transmeton Telegrafi.
The Armed Forces of #Ukraine destroyed a #Russian “Zoopark-1M” radar with an “Excalibur” missile. pic.twitter.com/8JOS8u5Fok
— NEXTA (@nexta_tv) July 23, 2023
Në bazë të asaj që shihet në këto pamje, sistemi i rusëve u shpërtheu në një top masiv zjarri pas goditjes.
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, por luftimet janë duke vazhduar në lindje të Ukrainës, ku kjo e fundit ka filluar muaj më parë kundërofensivën për të zmbrapsur tutje rusët. /Telegrafi/