Telegrafi

Momenti kur Edmond Azemi u sulmua nga tifozi i Rahovecit

Kapiteni i Prishtinës, Edmond Azemi, është sulmuar nga një tifoz i Rahovecit gjatë ndeshjes finale për titull kampion në Superligën e Kosovës në basketboll.

Z Mobile Prishtina është shpallur kampion i Kosovës në basketboll pasi ka mposhtur në finale Rahovecin.

Klubi kryeqytetas arriti të fitojë ndeshjen e katërt finale me rezultat 104:75 duke quar serinë e fitoreve në 3-1.

Lexo po ashtu Prishtina, kampioni i Kosovës në basketboll

Megjithatë, edhe pse ndeshja nisi me një atmosferë të zjarrtë dhe impozante, por edhe me një palestër të stërmbushur, pati edhe incidente.

Lexo po ashtu Ndërpritet ndeshja Rahoveci-Prishtina, një tifoz futet në fushë dhe sulmon Edmond Azemin

Një i tillë i turpshëm ndodhi një minutë pa përfunduar çereku i tretë.

Momenti kur tifozi goditi Edmond Azemin

Ishte një tifoz i Rahovecit, i cili hyri nga zona VIP në terrenin e lojës dhe sulmoi kapitenin e Prishtinës, Edmond Azemin, duke e goditur.

Pas këtij incidenti gjyqtarët ndërprenë ndeshjen duke vendosur zbrazjen e sallës dhe pas disa minutave ndeshja rifilloi, ku Prishtina vetëm se thelloi epërsinë dhe në fund fitoi kurorën e më të mirit për sezonin 2018/19. /Telegrafi/