Telegrafi

Momenti kur droni ukrainas shkatërron tankun rus të tipit T-80BVM, shpërthen në flakë e tym i dendur ngrihet lartë

Një video e publikuar nga mediumi Nexta tregon momentin kur një dron ukrainas shkatërron një tank rus të tipit T-80BVM.

Megjithatë, nuk dihet se kur janë është xhiruar pamjet dhe në cilën zonë të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Video të shumta kanë qarkulluar deri më sot që kanë treguar për humbjet që Ukraina i ka shkaktuar Rusisë, në konfliktin tanimë tetë-mujor.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, droni i lëshuar nga lartë zbarkon në tankun rus, duke bërë që automjeti të shpërthejë në flakë. /Telegrafi/