Një video e shpërndarë thuhet se tregon një ushtar të plagosur ukrainas duke u shpëtuar nga një automjet luftarak Bradley i prodhuar në SHBA, pasi u pa i fshehur mes disa pemëve.
Pamjet me dron, të kapura nga Brigada e 47-të e Mekanizuar e Ukrainës, tregojnë ushtarin e fshehur në gjethe dhe duke tundur një copë letre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, brigada ka pikasur në shkurre ushtarin e plagosur, të quajtur Dmytro.
Dmytro kishte rënë në pritë dhe kishte marrë pesë plagë.
Ai nxori “letërnjoftimin e tij ushtarak” për të provuar se nuk ishte rus, sipas brigadës.
Në video, një Bradley mund të shihet teksa arrin te ai, me dyert e pasme të hapura dhe dy ushtarë që dalin për të marrë ushtarin e plagosur, përpara se ta fusin brenda në automjet.
Mjekët nga brigada prisnin momentin e duhur për të dalë nga Bradley dhe për të evakuuar ushtarin – i cili tani po trajtohet në spital.
Bradley-t e furnizuar nga SHBA-ja kanë luajtur një rol vendimtar në operacionet e shpëtimit në vijën e parë të luftës në Ukrainë.
SHBA i ka ofruar Ukrainës më shumë se 300 Bradley që nga fillimi i luftës, sipas Departamentit të Shtetit. /Telegrafi/