Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur banorët përshëndesin ushtrinë Ukrainase në qytetin Snihurivka.
Ky qytet që gjendet në kufi me rajonet Mykolaiv dhe Kherson, u raportua gjatë ditës së sotme se u çlirua nga forcat ukrainase, transmeton Telegrafi.
Locals greet the Ukrainian Army in the liberated town of Snihurivka.
The Kherson Offensive continues. pic.twitter.com/3wcTii8jdh
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 10, 2022
“Vendasit përshëndesin ushtrinë ukrainase në qytetin e çliruar të Snihurivka. Ofensiva Kherson vazhdon”, thuhet në mbishkrimin e videos, ku shihen banorët.
Ndryshe, Rusia tha se do të tërheqë forcat e saj nga rajoni Kherson. Një rajon i rëndësishëm strategjik për të dyja palët.
Në rast se bëhet tërheqja e trupave ruse nga Khersoni do të shënonte një pikë kthese në këtë luftë. /Telegrafi/