Telegrafi

Momenti kur Antonio Rudiger fyhet nga tifozët e Tottenhamit në baza racore shkaku i kartonit të kuq të Sonit

Antonio Rudiger i ka akuzuar tifozët e Tottenham Hotspurit se e kanë fyer në baza racore.

Chelsea fitoi në udhëtim të Spurs me rezultat 2-0, derisa kishte një numër të incidenteve.

Mbrojtësi gjerman ka akuzuar tifozët e Tottenhamit që e kanë fyer në baza racore atë shkaku i rastit me Heung-min Son.

Heung-Min Son (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Koreano-jugori bëri një ndërhyrje në pjesën e dytë ndaj Rudigerit, derisa VAR ndikoi që ai të suspendohej nga fusha me karton të kuq.

Lexo po ashtu Son njihet si një lojtar korrekt, por ndërhyrja agresive ndaj Rudigerit i kushtoi me karton të kuq

Kjo gjë acaroi tifozët vendas dhe filluan të bënin fyerje racore në drejtim të anëtarit të the Blues.

Më pas, përgjegjësit në stadium i kërkuar falje Rudigerit dhe paralajmëruan se ajo gjë nuk do kalojë pa u ndëshkuar. /Telegrafi/